Mjeku: Diabeti është sëmundje që kuptohet vonë, ja shenjat e para dalluese të tij
Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth sëmundjes së diabetit.
Ai tha se kjo sëmundje për fat të keq dignostifikohet me vonesë, 3 ose 4 vite me pas. Ai tha gjithashtu se pavarësisht se në përgjithësi kjo sëmundje shfaqet pas moshës 30-vjeçare kohët e fundit ka një shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga diabeti.
Endrokinologu tregoi gjithashtu se cilat janë shenjat të cilat na tregojnë se vuajmë nga diabeti.
“Shenjat vijnë pak me vonesë dhe ky është ndoshta një nga vështirësitë teknike që ne kemi, sepse diabetikët diagnostifikohen pak më me vonesë, pas 3-4 vitesh që e kanë këtë sëmundje. Shenjat kryesore, janë ato që në anglisht njihen si “4t”.
Këta të sëmurë kanë shumë etje, konsumojnë shumë ujë, urinojnë shpesh, nga ana tjetër normalisht dobësohen dhe kanë pafuqi. Këto janë katër shenjat kryesore të diabetikëve. Nëse një diabetik del shpesh për në tualet gjatë natës, mund të ketë diabet. Megjithatë ne kemi target-grupet ku e kërkojmë diabetin. Zakonisht shfaqet në mosha mbi 30-vjeç, por kohët e fundit e shikojmë shpesh edhe te fëmijët”,-tha Dashamir Gjergji.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur