Fshehu dënimin në Greqi, merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku socialist
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.
Ishte koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ që kërkoi verifikimin e pastërtisë së figurës për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999. Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar. Pas Qerim Ismailajt të Mallakastrës, ky është rasti i dytë që KQZ vendosë për vijimin e mandatit.
Në një deklaratë për media avokati i kryebashkiakut, Thedhori Sollaku, tha se edhe nëse klieni i tij do ta deklarante dënimin e tij në Greqi, nuk do të kishte asnjë konseguencë në regjiztrimin në zgjedhjet lokale.
“Edhe po ta deklaronte nuk do të kishte asnjë konseguencë”, tha shkurtimisht Çollaku për gazetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve