Përfaqësuesja e PD: Berisha dhe Rama kanë rënë dakord për të bllokuar parlamentin
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania ku foli për situatën e krijuar mes deputetëve opozitar, përçarjes së Partisë Demokratike si dhe për Bllokimin e parlamentit.
Sipas saj, bllokimi i parlamentit nga deputetët e Partisë Demokratike, është një situatë e dakordësuar mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës, pasi sipas saj atyre u intereson që kjo situatë në Shqipëri të mos ndryshojë.
“Bllokimi i parlamentit në fakt, në gjykimin tim është një bllokim i dakordësuar ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës, sepse u intereson të mos ketë asnjë ndryshim të kësaj situate. Shqipëria është në një pikë, ose kthese, ose vdekje.
Pa dyshim është shumë e rëndë kjo që po them, por t’i shohësh bashkë në atë shoë, Ramës i qendron që ka përballë një opozitë, apo një grupim të opozitës që bën atë lloj zhurme dhe padyshim këtë ai e përdor për t’i treguar Bashkimit Europian, i ka lënë Shqipërisë.
Ne jemi 17 muaj larg nga hapja e negociatave dhe nuk kemi bërë asnjë progres në 35 kapitujt që ka për detyrë Shqipëria për të ecur përpara në procesin e integrimit. Rama ka dërguar një letër për t’u justifikuar në BE për tre kapituj”,-tha Taulanta Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve