“Ilir Beqaj u amnistua” Gazetari: Standard i dyfishtë, rrezikon dënim tepër të lehtë
Gazetari Eni Ferhati e cilësoi një amnisti të dytë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të dhënë nga GJKKO.
I ftuar në emisionin Review, Ferhati tha se në vendimin e zbadhur të GJKKO në muajin gusht, kur u dhanë masat e para të sigurisë për sterilizimin, gjykata i kërkoi SPAK që të hetonte më tej për ish-ministrin Beqaj.
Ai shtoi se me “Shpërdorim detyre” Beqaj mund të marrë një dënim tepër të lehtë deri në dy vite burg, në një moment kur GJKKO kërkoi që të hetohet dhe për korrupsion.
Ferhati tha rastin e Beqaj është ndjekur një standard i dyfishtë pasi për raste analoge është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
“Unë e kam pritur dhe një masë më të rëndë sigurie. Unë e prisja se kam lexuar vendimin e zbardhur. Sot Ilir Beqja akuzohet vetëm për Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që gjykata thotë shtriji hetimet për më tej. Ai rrezikon 1 deri në 2 vite burg që është dhe marzhi për këtë vepër penale nisur dhe nga dënimet që kanë marrë dhe ish-zyrtarë të lartë. Për çfarë e shpërdoroi detyrën Ilir Beqaj, për qejf?! E shpërdoroi nga padijenia, apo për arsye të tjera?! Logjika të thotë se e shpërdori për të patur përfitime të mundshme, kur bëhet fjalë për një koncesion me vlera kaq të mëdha. Ndaj unë shikoj një amnisti të dytë për zotin Beqaj me këtë procedim penal. Janë vendime të rrala të gjyqtarëve që i thonë SPAK-ut shiko ka vend më tepër, ose ke gabuar për faktet penale”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës