“Do të inkurajohej të sulmonte”- Osmani me Stoltenberg: Të merren masa ndaj Serbisë

20 Nëntor 2023 | 16:48

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se duhet të merren masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Komentet Osmani i bëri gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, ku tha se nëse nuk merren masa ndaj Serbisë, mund të inkurajohet të sulmonte sërish Kosovën dhe të destabilizonte Ballkanin.

Ajo gjithashtu e cilësoi NATO-n si një përtner kyç për Kosovën dhe rajonin, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtar, pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë.

Në 26 tetor Kosova ka ofruar që të nënshkruhen marrëveshjet, sa i përket planit Franko-Gjerman dhe propozimeve të tjera nga ana e BE-së për dialog të suksesshëm. Nuk kemi tryezë ku palët të jenë të barabarta dhe nëse palët nuk janë të barabarta në negociata, atëherë ky quhet dështim. Kosova është vend serioz që e respekton NATO-n si një aleancë që e siguron vendin tonë, që ka kontribuar në sigurinë e vendit tonë.

Janë partnerët tanë në mbrojtjen e Kosovës. Sot kemi folur për këtë marrëveshje, nën supozimin se do të respektohet renditja e përgjegjësve përsa i përket sigurisë së Kosovës. Përgjegjësi i parë është Policia e Kosovës, më pas Eulexi dhe e treta është NATO. Ashtu siç tha edhe Stoltenberg, nuk mund të pritet nga NATO që të marrë rolin e Policisë së Kosovës”, është shprehur Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026