“Ka firmosur dhënien e bazës…”- Abilekaj: Presidenti Begaj është në hetim nga SPAK
Analisti Enton Abilekaj është shprehur se presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është në hetim nga SPAK.
Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews Albania”, ku tha se Begaj është në hetim për shkak se ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, Porto Palermos dhe Shëngjinit.
Ai foli edhe për vendimin e Apelit të GJKKO për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit, për të cilin tha se nuk duhet diskutuar.
“Këto janë vendime gjykatash që ne nuk duhet t’i diskutojmë. Ne shohim dosjen. Në këtë vend është nën hetim presidenti Bajram Begaj. Është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Begaj është në hetim. Nuk është në procedim penal, por në hetim. Ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, të Porto Palermos, të Shëngjinit, i ka firmosur ai, është në hetim”, është shprehur Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve