Djegia e flamurit në sheshin “Skënderbej”, Serbia notë proteste Shqipërisë

22 Nëntor 2023 | 09:22

Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd për djegien e flamurit serb në qendër të sheshit Skënderbej në 20 nëntor, mbrëmjen kur u luajt ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.

Mediat serbe citojnë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ku theksohet se incidente të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe kërkohet vënia para përgjegjësisë e autorëve.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftimin e  ministrisë, e cila pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët, të cilat duken qartë në videon e djegies së flamurit të publikuar nga mediat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026