Arrestimi i Malltezit, ish-kryeministri: U burgos vetëm për shkak të Sali Berishës

23 Nëntor 2023 | 21:49

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është arrestuar vetëm për shkak të tij.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nuk ka asnjë shkak ligjor për burgosjen e Malltezit.

Ai hodhi akuza edhe ndaj SPAK, duke e duajtur atë një organizatë kriminale, që bashkëpunon me trafikantë dhe kriminelë.

“Siç e dini ju, unë jam ndofta personi që kam atakuar në mënyrën më të fortë SKAP-in e partisë dhe e kam bërë këtë se aty janë grupet më të rrezikshme kriminale nga gjithë Shqipëria. Kur unë di që prokurori i mbyll SKAP-istit marrjen e 200 mijë eurove nga trafikati dhe polici që i ka bërë një lëshim diku është 6 vite në burg, si mund të hesht unë?

Unë di që prokurori që ka marrë 200 mijë euro për të prishur dosjen e atij që iu vra vëllai te pragu i derës. Unë di që e çoi Bajrin në Shkodër që kishte vrarë në gjumë të fejuarën 15 vjeçare. Malltezi është burgosur vetëm për shkak të Sali Berishës.

Nëse një njeri burgoset pa asnjë shkak ligjor dhe mund ta faktoj që këtu me dokumenta se ç’thotë prokurorja në apel që ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’. Unë skam ushtruar asnjë presion ndaj drejtësisë”, u shpreh Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026