Berisha: Taulant Balla ka dalë në përgjime, ja lidhja me Bajrajt e Shkodërs

23 Nëntor 2023 | 22:45

Ish-kryeministri Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Taulant Balla duke thënë se emri i tij ka dalë në përgjime.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Sali Berisha u shpreh se Balla ka dalë në përgjime kilometrike, të cilat po përpiqet ti asgjësojë, por ato janë edhe në Francë.

Sipas  Berishës në ato përgjime del lidhja e ministrit me personazhe të njohur të botës së krimit, siç janë Bajrajt.

“Taulant Balla është i regjistruar duke ndërsyer banditë jashtë kundër Sali Berishës. Taulant Balla është regjistruar nga prokuroria se ka porositur vrasje. Nëse keni kuriozitet bëni një kërkim, keni me dhjetëra artikuj për këtë sepse tjetri ka deklaruar në sallën e gjyqit që Taulant Balla, kur e mori vesh se Ravik Gura mësoi se në interceptime, kishte porositur vrasje, Ravik Gura u zhduk.

Merrni publikimet  që kanë bërë për procesverbalin e zhdukjes së regjistrimeve për Taulant Ballën kur të tjerët  regjistruan. Prokurorët e Elbasanit në vend që të japin për hetim dosjen e zhdukën atë.

Taulanti ka kilometra me biseda në “SKAP” për tendera për anëtarin e bandës së Elbasanit. Ai po bën të pamundurën që të zhduken transkriptimet, po ato janë në Francë. Taulanti me dokumente zyrtare, Bajrajt thonë se punën e ligjit të lojërave të fatit e kanë zgjidhur me Taulantin, është e regjistruar kjo”,-tha ish-kryeministri Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026