Shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në qytet, në pranga 29-vjeçari në Shkodër

24 Nëntor 2023 | 09:44

Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur duke shitur doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. M, banues në Shkodër.

“Në lagjen “Dergut”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në Shkodër, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje”-njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete,...
18:30 | 23/06/2026