Kryeministri i Sllovakisë: Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është konflikt i ngrirë

24 Nëntor 2023 | 18:36

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një konflikt i ngrirë që nuk mund të zgjidhet duke dërguar armë për forcat e armatosura ukrainase. Fico ka ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën pasi Qeveria e tij u betua më 25 tetor.

Pas takimit me homologun e tij çek, Petr Fiala, në Pragë më 24 nëntor, Fico tha se ai do të preferonte që pala ruse dhe ukrainase të uleshin në tavolinën e negociatave. Megjithatë, lideri sllovak nuk tregoi se si mund të arrihej kjo.

Fico udhëtoi në Pragë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pasi u zgjodh kryeministër. Liderët e të dyja shteteve, që më herët ishin pjesë e një shteti të quajtur Çekosllovaki, tradicionalisht vizitojnë njëri-tjetrin, pasi të zgjidhen në postet udhëheqëse shtetërore. Sllovakia dhe Republika Çeke kanë raporte të mira edhe pas ndarjes në dy shtete më 1993.

Çekia është një mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe i ka dhuruar Kievit armë të rënda dhe armatime të tjera.

“Nuk ka dyshim që ne kemi pikëpamje të ndryshme për disa çështje”, tha Fiala.

Fico tha se respekton pozicionin çek dhe përsëriti se Sllovakia është e gatshme që t’i japë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ndihmë tjetër.

Ai tha se nuk sheh asnjë arsye që të vizitojë Kievin, por njoftoi se do të bisedojë në telefon me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal, lidhur me nevojat e Ukrainës para stinës së dimrit.

Fico u rikthye në pushtet dhe për herë të katërt do të shërbejë si kryeministër i Sllovakisë, pasi partia e tij, Smer fitoi zgjedhjet parlamentare më 30 shtator, me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.

Fico ka formuan qeverinë me një parti të majtë dhe një parti ultra-nacionaliste.

Sllovakia, shtet me 5.5 milionë banorë, gjendet në kufi me Ukrainën. Ky shtet ka qenë një mbështetës i madh i Kievit pas nisjes së pushtimit nga Rusia shkurtin e vitit të kaluar, duke i dhuruar armë Ukrainës dhe duke hapur kufijtë për refugjatët që ikin nga lufta.

Përveç ndaljes së dërgesave me armë, Fico po ashtu ka shprehur kundërshti për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe ka thënë se dëshiron që të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026