Derbi i Italisë pa fitues, pak gola dhe raste shënimi mes Juventusit dhe Interit
Një ndeshje ashtu siç pritej, me pak gola dhe raste shënimi ishte derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, ku skuadrat ndanë pikët. Një përballje e cila edhe pse në fushë dy emra të mëdhenj të kampionatit Italian, për shikuesit nuk prodhoi spektakël. Bardhezinjtë me disa ndryshime në formacion e nisën më mirë pjesën e parë, duke u përpjekur të sulmojnë. Goli i parë do të vinte në minutën e 27 me autor serbin Vlahoviç, teksa 6 minuta më pas shënoi Lautaro duke rikthyer ekuilibrat.
Minutat në vijim nuk prodhuan shumë edhe pse miqtë nga Milano ishin më kërkues. 1-1 me rezultat përfundimtar që nuk ndikon aspak në renditje, por i shërben Milanit që të mos shkëpusë distancën me kreun.
Në fundjavë Roma u kthye tek fitorja, ku mposhti Udinesen në shtëpi 3-1. Mançini, Dybala dhe El Shaarawy ishin autorët e golave për ekipin e Mourinhos, ndërsa në anën tjetër francezi Thauvin.
Ky triumph i afron kryeqytetasit në vendin e pestë në tabelë. Frosinone e Sassuolo morën nga 3 pikë të dielën, ndërsa ndeshja Cagliari-Monza u mbyll në barazim.
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve