“Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë”, Ministri Hasani mesazh urimi për shqiptarët

28 Nëntor 2023 | 08:39

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka uruar më anë të një postimi në faqen e tij të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë”,  shkruan ministri ndërsa më postimin e tij nuk lë pa përmendur disa nga vlerat e popullit shqiptar të cilat sipas tija janë janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë , urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!”


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026