“Jeleku popullor më solli fat”- Gazetarja Doshlani rrëfen daljen e parë në ekran

29 Nëntor 2023 | 08:01

Gazetarja Ujeza Doshlani ka treguar daljen e parë të saj në television, ku tha se kishte veshur një jelek popullor.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Doshlani tha se besonte se ai jelek tradicional i ka sjellë fat në ditën e saj të parë në punë si gazetare.

Ajo shtoi se veshjet tradicionale shqiptare janë një “ambasadore” e kulturës së vendit tonë kudo në botë dhe duhen përfshirë në dizajnet e reja të veshjeve.

“Doja të thosha se duke u frymëzuar edhe nga mozaiku që pamë dje në qendër të Tiranës, mendoj se veshja tradicionale shqiptare është një ambasadore e kulturës tonë në botë dhe duhet të përfshihet edhe në dizainet e rinj.

Ka qenë një nga jelekët e zonjës Edlira që unë kam marrë, sapo kisha filluar punë në Euroneës dhe kisha për të bërë një lidhje live në një aktivitet. Kolegut që isha në raportim i shkruajta tekstin, pasi kishq gjithë natën pa gjumë.

Në qendër ishte një ekspozitë e vogël me veshje tradicionale dhe djali atje më tha pse nuk vesh një jelek popullor, ndoshta do duket shumë bukur. Dalja ime e parë në TV me jelek tradicional dhe besoj më ka sjellë shumë fat”, është shprehur Doshlani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024