Eksperti i sigurisë: Jo më Serbia, cili është shteti ballkanik që do përdor Rusia
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhe të drejtpërdrejtë për Euronews Albania ku tha se tashmë nuk është Serbia shteti që po përdoret nga Rusia për të shkaktuar trazira në rajonin ballkanik, por një tjetër shtet.
Sipas tij Rusia po hap një derë të re në Bosnjë-Hercegovinë
“Serbia nga një anë tentoi t’i ikë përgjegjësisë së saj në raport me Kosovën, e nga ana tjetër kërkoi një mundësi për të vërtetuar që është partnere për të hyrë në familjen euro-atlentike.
Në këtë bazë Rusia e shikon si kërcënim largimin e Serbisë nga orbita e saj, ndërsa Serbia duhet të tregohet më besnike ndaj Europës. Ndaj Rusia tashmë po tenton që nëpërmjet joshjes, përmes mundësisë së afrimit të sistemeve ushtarake, ta largojë Serbinë nga ofensiva progresive e Ukrainës.
Është një kompleksitet në vetvete dhe Serbia e di që në një moment do ketë prap nevojë për mbështetjen e Rusisë dhe do tentojë të qëndrojë me një këmbë në Rusi, një këmbë në Europë.
Është faktike që tanimë edhe ministri federal i Bosnjë-Hercegovinës tha se në pjesë të republikës serbska janë të vendosur pjesë të ushtrisë ruse. Rusia do që përmes Bosnjës, të mbajë një derë hapur në ballkanin perëndimor”,-tha Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar