Hasani në Shkup: Ngjarjet në Kosovë, provë e nxitjes së konfliktit në Ballkan
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur fjalën në takimin e Këshillit Ministror të OSBE.
Hasani u shpreh se rreziku më i madh për sigurinë sot është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme ndaj Ukrainës, luftë që siç tha ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në.
“Duke keqpërdorur mekanizmin unik të bashkëpunimit tonë, Rusia ka synuar të dobësojë dhe paralizojë organizatën tonë. Të njëjtin mesazh deformues siç kanë dhënë ndër vite dëgjuam edhe sot, pastaj ata dërgojnë tanket e tyre. Në rajonin tonë, ne e dimë se çfarë ndikimi pozitiv mund të ketë një OSBE e fortë. Progresi i bërë në dekadat e fundit dhe kërcënimet e vjetra në rajonit tonë po ngrenë sërish kokën. Ngjarjet në Kosovë, provë e nxitjes së konfliktit në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Hasani.
Hasani theksoi se Shqipëria po punon për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe paqësor.
“Ne mbetemi garantues të orientimit evropian të rajonit tonë, i sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nuk ka alternativë tjetër veç dialogut. Mënyra më e mirë për ta bërë Evropën më të sigurt, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe dhënia e vendit që i takon në çdo forum ndërkombëtar”, u shpreh Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik