Bashkëshorti porositi vrasjen e Liridonës/ Policia: Gjendet pistoleta me 19 fishekë

2 Dhjetor 2023 | 10:06

Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murselit i cili ka qenë këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Bashkëshorti i viktimës ka pranuar se ka qenë ai porostitësi i vrasjes, ndonëse ende nuk dihen arsyet e këtij krimi makabër.

Naim Murseli u vendos në pranga disa orë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes së tij, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor) brenda automjetit ku po udhëtonte me Naim Murseli dhe dy djemtë e tyre të mitur.

Në prangat e policisë së Kosovës ka rënë gjithashtu edhe autori i dyshuar i krimit, Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murseli, si edhe nipi i këtij të fundit, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Naim Murseli i ka premtuar një shumë prej 30 mijë euro për të hequr qafe bashkëshorten e tij. Sipas mediave të Kosovës, Naim Murseli i ka dhënë 15 mijë euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër të pagesës do ia jepte më vonë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar pistoleta me 19 fishekë dhe makina e përdorur për krimin.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026