Mbahen homzhet në nder të Mirush Kabashit, miqtë dhe dashamirësit në lot

6 Dhjetor 2023 | 11:34

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rënë, aktori i madh i skenës dhe filmit shqiptar, Mirush Kabashi, u shua të martën në moshën 75-vjeçare.

Këtë të mërkurë prej orës 10:00 po mbahen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe homazhet në nder të figurës së tij.

Qytetarë, artdashës, miq, politikanë dhe familjarë të Mirush Kabashit kanë zhvilluar homazhe për artistin e dashur për pyblikun shqiptar.

“Thuajse 5 vite më një sëmundje shumë të rëndë, Mirush Kabashi mbylli të martën sytë për herë të fundit. Sot po mbahen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar homazhet në nder të tij, homazhet kanë nisur në orën 10:00, ku artdashës, qytetarë të thjeshtë, kolegë dhe familjarë kanë ardhur për të nderuar figurën e Mirush Kabashit.

Deri më tani disa nga artistët që kanë ardhur të bëjnë homazhet kanë qenë Luftar Paja, Zamira Kita, kastriot Çushi, Zhani Ciko, Aishe Stari dhe shumë të tjerë.

Nga politikanët deri në këto momente ka ardhur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj”, raportoi nga homazhet gazetarja e Euronews Albania, Enilda Miftari.

Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026