Gazetari tregon sa për qind e policisë përdorin aplikacionet SKY EC
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.
Gazetari Basir Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania se 5 deri në 7 për qind e policisë përdorin aplikacionet SKY ECC.
“Me çfarë të drejte vjen ky urdhër nga ministri i Brendshëm, çfarë indicie ka për oficerë të caktuar policie që X është i përfshirë në grupe kriminale. Është një show, mbi 13 mijë formularë ku do i verifikosh? Dihet qe rreth 5-7 për qind e trupës policore janë përdorues të këtyre aplikacioneve të numrave të telefonave të kriptuar dhe nuk vjen një listë e punonjësve të policisë. Nuk ka një listë të caktuar që këta oficerë janë përfshirë ose jo. Është e gjitha një show”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk