Pakti i miqësisë Greqi-Turqi, gazetari: Nuk është paqe, çfarë u arrit

8 Dhjetor 2023 | 11:13

Gazetari Etmond Guri tha për Euronews Albania se duket se mes Turqisë dhe Greqisë ka një koordinim shumë të mirë dhe pozitive.

Sipas tij takimi mes dy liderëve Erdogan dhe Mitsotakis është përfolur me tone mjaft pozitive në mediat greke, ku disa prej tyre kanë cilësuar këtë fazë të re të marrëdhënies mes dy vendeve si një dashuri e re. Ai tha gjithashtu se në kontekstin diplomatik, duket se paqja do të jetë afatgjatë.

“Në media është folur edhe për një dashuri të re Greqi-Turqi. Gjithsesi është shumë pozitive dhe duket një koordinim shumë i mirë mes dy vendeve dhe një pozicionim apo një deklaratë publike mes dy liderëve të mirëmenduar, të dakordësuar mes dy palëve që u paraqit në skenë. Vërtetë kemi një fazë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nëse e shikojmë në kontekstin diplomatik duket se kemi paqe afatgjatë sepse nuk kemi qasje në çështje shumë të nxehta që janë çështjet e zonës ekonomike dhe të kufijve detar. Por duke qenë se kemi një rifreskim të marrëdhënieve mes dy vendeve, firmosjen e shumë dakordësive si në turizëm, tregti, apo bashkëpunimet në kulturë dhe në arsim, apo minoritet në dy vendet. Është një qasje shumë pozitive nga ana e Greqisë e cila është shumë më hermetike, për këto çështje, por duket se dy vendet e kanë gjetur gjuhën e komunikimit ”,-tha Etmond Guri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026