Kush mund ta qeverisë Serbinë? Analisti: Beogradi nuk e do më Vuçiçin
Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të vinte bast për fitoren e Vuçiçit në Serbi. Ai tha se presidenti serb ka humbur mbështetjen e shumë nacionalistë ve serb pas dështimit të sulmit në Banjskë.
Spahiu tha gjithashtu se në Beograd, Vuçiç ka humbur shumë mbështetje ndaj nuk do të ishte çudi që në këto zgjedhje të fitonte opozita.
“Nuk e di nëse do i fitojë apo jo zgjedhjet Vuçiçi, por shanset që ai të humbë zgjedhjet janë reale. Unë nuk vë dot bast që do fitojë Vuçiç apo opozita. Unë mendoj se ka më shumë shanse Vuçiçi, por bast nuk do rrezikoja të vendosja.
Beogradi është elita e Serbisë dhe paraqet 1/3 e banorëve të Serbisë. Se si janë trendet në Serbi këtë e tregon Beogradi, ndaj unë thash se nuk vë dot bast se kush do të jetë fituesi, por në Beograd gjasat janë më të mëdha anti-Vuçiç.
Këtë trend e ka përcaktuar dështimi në Banjskë. Pamjet e ushtarakëve serbë duke ikur kodrave, janë tmerruese për nacionalizmin serb. Publiku shqiptar nuk mund ta kuptojë se çfarë shoku ka përjetuar nacionalizmi serb”,-tha Nexhmedin Spahiu”,-tha Nexhmedin Saphiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq