Marrja në pyetje e ish-eprorit të UÇK, avokati: Këto mund të jenë disa nga arsyet

11 Dhjetor 2023 | 20:40

Avokati Taulant Hodaj e ka lidhur marrjen në pyetje nga Gjykata Speciale e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, me arrestimet e ish-kryetarit të Komunës së Malishevës dhe një tjetër shtetasi nga kjo komunë.

Komentet Hodaj i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku tha se megjithëse ende nuk dihen publikisht shkaqet e marrjes në pyetje dhe kontrolleve në shtëpinë e Shalës, besohet se ajo lidhet me këto 2 arrestime, të kryera në komunën prej nga vjen edhe Shala.

Ai shtoi se një arsye se përse ka kaq shumë bastisje nga “Specialja” në Kosovë është sepse shumë qytetarë nuk i dinë rregullat strikte të kësaj gjykate, e cila ndalon komunikimet dhe shkëmbimin e informacionit me të arrestuarit.

“Nuk e dimë publikisht ende, por ajo duhet të jetë një ndër arsyet pse është ndaluar. Para disa ditësh është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Malishëvës, që vjen edhe zoti Shala. Është arrestuar edhe një person tjetër nga Malisheva dhe janë transferuar në Hagë.

Janë në paraburgim dhe pritet një aktakuzë. Ndoshta mosdija pasi shumë njerëz këtu nuk i dinë rregullat strikte që ka Gjykata Speciale, nuk duhet të komunikojnë, nuk duhet as të tentojë të flasë.

Kjo mund të jetë një ndër arsyet që ka kaq shumë bastisje, pasi nuk duhet të ketë komunikime apo interferime të tjera. Ndalimi apo arrestimi mund të bëhet vetëm me urdhër të prokurorit të specializuar. Pastaj tranferimi në Hagë bëhet me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake”, tha Hodaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026