“I qëndrojmë marrëveshjes me Italinë”, Spiropali: Kushtetuesja po vlerëson kriteret
“Ne i qëndrojmë pikë për pikë dhe me vendosmëri marrëveshjes që kemi nënshkruar me qeverinë Italiane. Kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin mes vendeve tona”, kështu tha ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë për Euronews Albania, ku theksoi se Shqipëria tashmë është e gatshme të bëhet pjesë e zgjidhjeve në Europë.
Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ajo tha se nuk mund ta gjykojnë ndërsa shtoi se ajo po shqyrton kriteret e marrëveshjes dhe se beson se të gjithë do e kuptojë rëndësinë e kësaj marrëveshje.
“Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk mund të gjykojmë mbi vendimet e gjykatës Kushtetuese, ne nuk mund të gjykojmë vendimet e gjykatës kushtetuese. Por mund të themi se ky nuk ishte një shqyrtim në meritë i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, por vetëm marrja në shqyrtim. Pra konsiderimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese i kritereve formale për shqyrtimin dhe në datë 18 marrëveshja do diskutohet në Gjykatë kushtetuese. Nuk ka vend për komente të tjera, si qeveria edhe Kuvendi dhe jam shpresëplotë se edhe opozita do e kuptojë rëndësinë e kësaj marrëveshje e nuk do bëhen një gjemb në marrëdhëniet tona të shkëlqyera”,-tha Spiropali.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, kjo ka ardhur pasi gjykata ka pranuar padinë e depozituar më herët nga opozita për këtë marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania