“Jemi në prag lufte civile”- Kandidati i Vuçiç: Beogradi para skenarit ukrainas
Protestat e opozitës kundër parregullsive të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë reagime të forta nga ana e fituesve të zgjedhjeve. Mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiç kërkojnë që forcat e rendit të mos lejojnë tensionimin e situatës dhe që opozita të mos dalë më në rrugë.
Një nga kandidatët e koalicionit të Vuçiç ka akuzuar opozitën se ka një skenar për luftë civile në vend. Aleksandar Sapiç, kryetar i listës së Vuçiç për bashkinë e Beogradit dhe ish-kryebashkiak i kryeqytetit, e ka krahasuar situatën në kryeqytetin serb me protestat në Ukrainë në sheshin Maidan në vitin 2013. Sipas tij, po tentohet që të krijohet një revolucion që do të ketë pasoja për serbët.
“Në Beograd po krijohet një atmosferë si ajo e sheshi Maidan. Ajo që po bënë opozita është preludi i një lufte civile. Po u kërkoj atyre të mos ja bëjnë këtë gjë kombit. Jemi para nisjes së një lufte civile dhe nuk duhet ta lejojmë”, deklaroi Sapiç
Që pas përfundimit të zgjedhjeve të dielën, opozita në Beograd ka nisur protestat para Komisionit të Zgjedhjeve. Drejtuesit e opozitës pretendojnë se manipulimi më i madh i zgjedhjeve ka ndodhur në garën për kreun e bashkisë së Beogradit dhe zgjedhjen e këshilltarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme