Seanca për heqjen e imunitetit të Berishës, Rama mbërrin në Kuvend

21 Dhjetor 2023 | 09:56

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Mësohet se ai ka shkuar në këmbë në Kuvend ndërsa është futur nga hyrja anësore e Kuvendit për të mos pasur përplasje me protestuesit të cilët janë mbledhur në mbështetje të Sali Berishës.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur 1 orë e 30 minuta më herët në ambientet e parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të mbahet seanca plenare, për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Socialistët mbërritën më herët se zakonisht në parlament, për të parandaluar skenarin e seancës së kaluar, ku deputetët e PD bllokuan hyrjet e parlamentit dhe nuk lejuan futjen e tyre në sallë.

Pas deputetëve socialistë kanë mbërritur në sallë kolegët e opozitës, ku të përjashtuarit u përplasën me gardën, e cila nuk i lejoi të hynin në sallë.

Me të mbërritur në sallë deputetët e opozitës, bllokuan foltoren me karrige dhe u përplasën me gardën, e cila tentoi t’i ndalonte.

Sakaq në ambientet e jashtme të Kuvendit ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të ish-kryeministrit Berisha, të cilët me pankarta ku shkruhet “O sot, o kurrë”, kundërshtojnë vendimin për ish-kryeministrin.

Kujtojmë se pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për të ashpërsuar masën e sigurisë.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

PS dhe Enkelejd Alibeaj  dorëzuan dy raporte ne kuvend per imunitetin e zotit Berisha.

Alibeaj tha se vota për imunitetin do ti japë mundësi Berishes të pastroë figurën e tij nga akuzat për korrupsion.

Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe të tijët nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026