Vendimi i gjykatës për Superligën Europiane, reagon UEFA
Gjykata Europiane e Drejtësisë, i dha të drejtë këtë të enjte themelimit të Superligës Evropiane. Menjëherë pas vendimit erdhi dhe reagimi i UEFA-s ku përmes një deklarate zyrtare sqaron se një vendim i tillë nuk nënkupton themelimin e Superligës Europiane.
“Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës ‘Super Ligë’; më tepër nënvizon një mangësi para-ekzistuese brenda kornizës së para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është pranuar dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse evropiane dhe rregulloret”, thuhet në njoftimin e UEFA-s
Kujtojmë se në vendimin e gjykatës theksohet se UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021. Vendimi nënvizon se FIFA dhe UEFA nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera futbollistike.
Çfarë ëshët Superliga Europiane?
Në prill të vitit 2021, klubet elitare të futbollit europian, zyrtarizuan krijimin e SuperLigës, një event jashtë kontrollit së UEFA-s dhe Fifas, i cili ne thelb parashikonte ndeshje mes klubeve më të mira në një kampionat të vetëm.
12 klubet që vendosën të krijonin SuperLigën janë: Real Madrid, Barcelona, Atl. Madrid, Juventus, Milan, Inter, Chelsea, Liverpool, Man. United, Man. City, Arsenal e Tottenham.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje