“Jepen vërtetime fiktive të vaksinave” – Mjeku ngre alarmin për kopshtet

22 Dhjetor 2023 | 08:07

Ka pasur 30,601 raste të konfirmuara të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore midis janarit dhe 5 dhjetorit 2023, nga 909 gjatë gjithë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 3266 për qind të rasteve të sëmundjes së parandalueshme me vaksinë, paralajmëron UNICEF.

Të dhënat tregojnë gjithashtu për një tendencë përkeqësimi më të fundit pasi shkalla e rasteve të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore pothuajse u dyfishua midis tetorit dhe nëntorit 2023.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shkalla e vaksinimit nga fruthi në vendin tonë ka rënë. Alimehmeti ngriti alarmin se nëpër kopshte po jepen vërtetime fiktive të vaksinave, për t’i regjistruar në këto institucione pa i vaksinuar realisht fëmijët.

“Mekanizma për ndërgjegjësimin ka shumë, në momentin që ke shkuar në çerdhe, kopsht ka kaluar ajo mosha. Është me ligj vaksinimi, por nuk e gjen dot kush është kush nuk është, se shkresat reale nga që janë fiktive nuk dallohet dot. Zgjidhet vetëm nëse prindi ndërgjegjësohet, që brez jonë  e ka bërë nga i pari te i fundit. Kartelat merren nga qendrat shëndetësore… Studimet tregojnë se ka një rënie të vazhdueshme të vaksinimit, duhet një ndërgjegjësim shumë i madh”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024