Pse kemi krime dhe divorce? Pastori jep rrugëzgjidhjen: Si mund të parandalohen

25 Dhjetor 2023 | 19:58

Pastroi Sabri Kasemi ishte i ftuar në këtë ditë Krishtlindje në Euronews Albania ku foli gjerësisht si për fenë edhe për besimin në Zot.

Ai tha se në Shqipëri është e nevojshme që njerëzit të afrohen më shumë me Zotin, pasi kjo është mënyra për të ulur numrin e krimeve dhe divorceve që në vendin tonë, sipas tij janë rritur ndjeshëm.

“Ka nevojë që Shqipëria, ta kuptojë dhe ta praktikojë më shumë. Fakti që ne kemi rritje të nivelit të krimit në Shqipëri. Niveli i divorceve, është rritur.

Ne në kishat tona merremi me nënat beqare dhe fëmijët jetim social. Ju nuk e dini se sa vuajnë këta fëmijë që rriten jetim. Unë jam rritur vetë jetim. Nëna më vdiq kur isha e vogël. Unë paqen e kam gjetur me zotin dhe nuk ndihem më i vetmuar”,-tha Pastori Sabri Kasemi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026