“Arritëm t’i shpëtonim njerëzit”, Balla për zjarrin në Lushnjë: Rreziku s’ka kaluar
Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla tha se zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnjë ka qenë një situatë shumë e vështirë.
Ai tha se falë ndërhyrjes së shpejtë të të gjitha strukturave është arritur që të shpëtohen njerëzit. Megjithatë Balla tha se ende nuk ka kaluar rrezikua, pasi akoma ka vatra zjarri aktive.
“Ka qenë një situatë tepër e vështirë. Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjes të të gjitha strukturave të policisë së shtetit që nga drejtoria vendore e policisë së Fierit, me mbështetje të forcës kombëtare të sigurisë, patrullës së përgjithshme, shërbimi shqiponja dhe u ndesh dhe ndërhyrja jetike e forcave RENEA, të cilët arritën të ndërhynë në kohë në banesa për të cilët u informua se nuk ka banorë, por pas verifikimeve, djemtë e RENEA-s gjetën njerëz të asfiksuar.
Falë punës së tyre dhe falë Zotit, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar, pasi në momentin që ne flasim ka ende disa vatra më të vogla zjarri”,-tha ministri Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarri në Lushnjë/ Specialisti i policisë: Po vijojmë kontrollet në çdo kat e hyrje
- Zjarri në Lushnjë/ Mbi 20 persona dërgohen në spital, s’dihet numri i të bllokuarve
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)