“Po kërkohet roje për një 79-vjeçar”, avokati i Rithemelimit: Masa e SPAK ekstreme
SPAK kërkoi masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.
Krahas kësaj, në kërkesën e SPAK kërkohet që Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.
Avokati i Rithemelimit, Franc Nuri tha në një intervistë për Euronews Albania se masa e SPAK ndaj Berishës, në një kohë që ky i fundit është i moshuar dhe nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
“Është një masë e rëndë që është kërkuar nga SPAK për gjykatën. Në lidhje me arrestin në shtëpi, është një nga masat më të rënda se parashikohet që të rrijë polic te dera që ka një listë të familjarëve. Ajo që nuk dihej është që të kërkohet ndalimi total i komunikimit. Të dyja këto masa janë ekstreme dhe janë të jashtëligjshme në rastin konkret, se këto masa janë të parashikuara vetëm për persona me rekorde kriminale. Berisha është mbi 70 vjeç, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore, as rrezik për të prishur provat, është e ekzagjeruar. Për çfarë kërkohet arresti në shtëpi për një person 79 vjeç dhe kërkohet edhe roje”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 15:56 Natyrë e paprekur dhe tradita lokale, pse turistët po zgjedhin Librazhdin
- 15:38 Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s
- 15:21 Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar
- 15:14 Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
- 15:11 Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
- 15:05 Të moshuarit në Përmet: Me pensionin nuk mbulojmë as shpenzimet minimale