Viktimat në Tetovë babë e bir, në pranga 60-vjeçari që vrau kushërinjtë për parkimin
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tetovë. Policia e Maqedonisë së Veriut bën me dije se për vrasjen e 2 personave në fshatin Çellopek është arrestuar 60 vjeçari I.I.
Ky i fundit 60 ka lënë të vrarë babë e birë 52 vjeçar dhe 28 vjeçar.
Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori. Mësohet se 60-vjeçari ishte kushëri me viktimat.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.
“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i pajetë poshtë pallatit 65-vjeçari në Pogradec
- “Po torturojnë të rinjtë”- Nuk ndalen protestat për zgjedhjet në Serbi
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë