Zejnaj: Britania, një nga kontributorët kryesorë në ruajtjen e kufirit të Kosovës
Politologu Argjend Zejnaj është shprehur se Britania e Madhe është shumë e interesuar për situatën në Kosovë, gjë që sipas tij, e tregoi edhe sekretari i Jashtëm gjatë vizitës në Prishtinë.
Komentet Zejnaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha përmes forcave të saj elitare, Britania është kontributori kryesor për ruajtjen e kufirit Kosovë-Serbi.
Ai tha gjithashtu se situata në Ballkan vijon të mbetet e brishtë, por shtoi se Kosova rrezikohet më shumë nga sulme të tipit të Banjskës, sesa nga sulme të drejtpërdrejta nga Serbia.
“Rusia është jashtëzakonisht aktive, ku kemi parasysh edhe takimet e shpeshta dhe informacione maturimit përmes ambasadorit për zgjedhjet në Serbi. Britania e Madhe është një nga kontributorët kryesorë që e ruajnë kufirin me Serbinë.
Ne kërcënohemi më shumë nga sulmet e tipit të Banjskës, por jo nga një sulm klasik, sepse Serbia e di fuqinë e NATO-s dhe sado që është duke suportuar Rusia, Rusia e di deri ku mundet me shku në raport me NATO-n dhe nuk i duhet një luftë në këtë kohë. Gjithsesi situata është e brishtë. Britania e Madhe përmes sekretarit të Jashtëm i dha mesazhet e veta dhe tha që është këtu, për t’u përballur në çdo lloj situate.
Serbia gjithmonë e ka luajtur rolin me të dy anët e medaljes. Vuçiç është paraqitur gjithmonë se një shtetar që është gati për t’u afruar me BE-në, por gjithmonë në kurriz të Kosovës. BE e mban në trysni Vuçiçin, pasi është vërtetuar se zgjedhjet në Serbi janë manipuluar. BE e mban nën trysni Vuçiçin që ose të zbatojë marrëveshjet, ose do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme”, tha Zejnaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus