Vrau vëllanë më pas veten/ Gazetari: S’pati konflikt verbal, u dëgjuan vetëm krismat
Gazetari Igli Çelmeta tha në “Good Morning Albanians” se familjarë dhe fqinjë kanë thënë se mes dy vëllezërve Cami nuk ka pasur një konflikt verbal para së të dëgjoheshin të shtënat e armës.
Sipas gazetarit Vehap Cami i cili kishte shkuar mëngjesin e të enjtes në zonën e Freskut për të pirë kafe në shtëpinë e të vëllait, nuk kishte debatuar me Lulëzim Camin, para se t’i merrte jetën këtij të fundit e më pas vetes.
Gjithashtu gazetari tregoi se familjarët e tyre kanë dëshmuar se nuk janë në dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm pronësie edhe pse deri më tani kjo është pista kryesore e hetimit të kësaj ngjarje të rëndë.
“Në katin e parë të banesës ka takuar vëllanë e tij dhe më pas nusja e djalit të Lulëzim Camit i ka shërbyer kafen dhe është ngjitur në katin e dytë, aty ku edhe banonte. Në katin e dytë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri, pa pasur një debat verbal.
Nuk është dëgjuar që të kenë pasur një zënkë. Sipas familjarëve por edhe fqinjëve, nuk ka pasur konflikt verbal midis tyre. Por dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme për tokat në fshatin Tërbaç që ndodhet në kufi me Bulqizën dhe Dibrën. Familjarët kanë thënë se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes dy vëllezërve”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij