VIDEO| Spektakël me 8 gola në Spanjë, Reali triumfon ndaj Atletikos në kupë
Derbi madrilen ka prodhuar sepktakël dhe gola, por në fund ishte Reali ai i cili siguroi biletën për finalen e superkupës së Spanjës. Në Arabinë Saudite u zhvillua gjysmëfinalja e parë e superkupës, e cila prodhoi në total 8 gola, 5 prej tyre të shënuar nga skuadra e Ancelottit. Pjesa e parë nisi me golin e Atletico që shënoi me Hermoso, më pas Reali barazoi me Rudiger dhe përmbysi me Mendy. Griezmann solli barazpeshën e përkohshme në fraksionin e parë.
Në të dytin autogoli i Rudiger kaloi sërish në avantazh ATletikon, ndërsa Carvajal barazoi në të 85-ën. Ndeshja shkoi në shtesë, aty ku siç pritej Reali arriti të shënonte dy gola të tjerë me Joselu e Diaz, duke vulosur triumfin 5-3. Në finale do të përballet me fituesin e ciftit Barcelona-Osasuna, ndeshje që luhet mbrëmjen e së enjtes.
Blaugranët janë favortië absolutë, por Osasuna nuk duhet nënvlerësuar. 3 lojtarë nuk janë në dispozicion të Xavit, portieri Ter Stegen, Gavi dhe mbrojtësi Alonso, ndërsa në kampin tjetër Avila. Në ndeshjen e luajtur në kampionat, Barcelona arriti ta mposhtë Osasunën me rezultatin 1-2, ndërsa kjo është përballja e dytë sezonale. Një fitore në mbrëmje do të bënte që finalja e superkupës të ishte sfdia më spektakolare në botën e futbollit, El Klasiko.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur