Barcelona në finalen e superkupës, Juventusi eliminon Frosinonen në Itali

12 Janar 2024 | 11:54

Finalja e së dielës në Superkupën e Spanjës premton spektakël, ku dy skuadrat më të mira të vendit përballen me njëra-tjetrën. Barcelona, ashtu si më parë madrilenët kaloi pa probleme Osasunën, të cilën e mposhti me rezultatin 2-0. Një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por me blaugranët që falë kualiteteve arritën të zgjidhin sfidën.

Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërsa në të dytën Barcelona do të shënonte dy herë fillimisht me bomberin polak Lewandowski e më pas Yamal, i ardhur nga stoli, duke vulosur triumfin 2-0. Në orën 20 më 14 janar, luhet finalja e kupës me Realin e Madridit.

Ditën e enjte u luajt dhe çerekfinalja e fundit e kupës së Italisë, ajo mes Juventusit dhe Frosinones. Bardhezinjtë fituan pa vështirësi, duke shënuar plot 4 gola, ndërsa u anulua një tjetër me autor Milik. Polaku ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 1 tripletë, ndërsa edhe Yildiz gjeti rrugë ne rrjetës, për të vulosur triumfin e radhës për Allegrin. Zonja e vjetër avancon kështu në gjysmëfinale aty ku e pret Lazio, një ndër skuadrat pretendente për fitimin e trofeut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026