Shëndetësia falas? OBSH: Shqiptarët paguajnë rreth 60% të shpenzimeve nga xhepi
Shqipëria synon shërbim shëndetësor falas, por në realitet, shqiptarët janë të parët në Evropë për pagesat më të larta që bëjnë nga xhepi për çështje të shëndetit.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% apo 277 USD është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7% nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.
Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së, shpenzimet e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë kanë shënuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015, ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka shënuar rritje me 2.5 pikë %.
Qeveria i ka rritur kapacitetet buxhetore, por shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë kanë ardhur në rritje gjatë dekadave të tranzicionit.
Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3% të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021, ky tregues arriti në 59.7%.
OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 – 2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82%. Gjatë kësaj periudhe, pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.
Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Evropës, Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.
E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia. Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë 30.7% të pagesave nga xhepi.
Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20% .
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh