Kompanitë fasone po ikin nga Shqipëria, mbyllen qindra vende pune

15 Janar 2024 | 16:35

Kompanitë fasone po mbyllin aktivitetin në vend. Humbjet e vazhdueshme po i detyrojnë të zhvendosen në vende të tjera, ndërsa lënë pas qindra punonjës në asistencë.

Kriza e zgjatur që buroi nga zhvlerësimi i euros, po detyron kompanitë fasone në vend të marrin vendime drastike.

Një pjesë e tyre kanë shkurtuar staf, duke çuar në asistencë dhjetëra-qindra punonjës, ndërsa të tjera po e zhvendosin aktivitetin.

 Sipas shoqatës së eksportuesve, në vetëm pak ditë janë rreth një mijë punonjës që kanë mbetur pa punë, ndërsa të tjera kanë zgjedhur vende si Tunizia e Egjipti, aty ku kosto e prodhimit është më e lirë.

 Për shoqatën, kostot u rritën ndjeshëm në vend, kur euro nisi të humbë pikë përballë lekut dhe paga minimale u rrit dy herë.

Qeveria nuk ndan të njëjtin mendim, teksa sheh aktivitetin në humbje të fasonëve dhe në vend të ndihmës direkte në sektor, sugjeron që punonjësit të kërkojnë punë, në sektorë të tjerë, si për shembull, turizmi, i cili sot për sot është në bum.

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, dhe të dhënat zyrtare tregojnë se për më shumë se 6 muaj në radhë, eksportet e tekstileve e këpucëve kanë rënë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026