Librat jashtëshkollorë, prindërit hasen me përmbajtje të papërshtatshme, mungojnë kontrollet

18 Janar 2020 | 09:15

Mes literaturave për fëmijë të përshtatshme për mosha të caktuara gjenden edhe libra për të cilat prindërit kanë rezerva.

Edukimi i fëmijëve për tema qoftë edhe seksuale sipas psikologëve është i nevojshëm, por mosha është ajo që duhet të kihet kujdes.

Kjo pasi marrja e informacioneve para kohe i shtyn ata të ndërmarrin veprime që nuk janë të këshillueshme për moshën .

“Nëse një fëmijë haset me një libër me përmbajtje sensuale, ose diçka që lidhet me elementë të lidhjeve, që ndoshta  ai nuk i përjeton në ato momente mund të ketë interesin edhe imagjinatën, që ai të ketë një lidhje të tillë”, tha psikologia, znj. Lenida Halilaj

Nga ana tjetër kryetari i Shoqatës së botuesve shqiptarë na tregon se nuk ka kontrolle nëse libra të caktuar janë apo jo të përshtatshëm.

“Nuk ka filtra për shtëpitë botuese. Filtri për shtëpitë botuese është lexuesi, lexuesi nuk duhet të marrë libra jo të mirë”- theksoi z.Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë e sheh këtë shqetësim tek pakësimi i vëmendjes ndaj kulturës dhe librit.

“Mungon ai orientim që në radhë të parë duhet të jenë mësuesit që ia japin nxënësit, sidomos në një situatë kur shumë familje janë të preokupuar për probleme të mbijetesës”, u shpreh z. Ymeri.

Gjendur përballë këtyre situatave, prindërit, mësuesit, shtëpitë botuese dhe institucionet duhet të tregohen më të vëmendshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026