Avokati serb: Të enjten do shkoj në Kosovë! Do vë lule te varri i familjes Jashari

15 Janar 2024 | 19:17

Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç tha për Euronews Albania se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.

Sipas tij Sanduloviç, i cili tashmë u lirua, mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare. Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë që të merren masa ndaj dhunuesve të tij.

Gjithashtu avokati tha se edhe ai do të vendos lule në varrin e familjes Jashari dhe do e shikoj vendin e tij në sy, pasi një dhunë për këtë akt është e papranueshme.

“Te enjten do shkoj në Kosovë. Do shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do vendos lule në varrin e Blerina Jasharit,të miturës që u vra në 1998dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do e shikoj vendin tim nësay.Do i them “ja ku jam, do më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026