Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë! Mesazhe nacionaliste ne Bosnje

23 Janar 2024 | 18:28

Një grup njerëzish, që thuhet se janë serbë të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës.

Në imazhin që është shpërndarë në rrjetet sociale, ata shihen duke mbajtur pankarta ku edhe shihej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre.

Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar lidhur me këtë ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk në rrjetin social X.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026