Atentat ndaj shqiptarit në Greqi, qëllohet 3 herë me armë zjarri nga afër

25 Janar 2024 | 11:07

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ndaj një shqiptari në qytetin e  Kato Achaias, në Greqi.

Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur 43-vjeçari shqiptar po kthehej për në banesë.

Teksa 43-vjeçari ndodhej jashtë rrethimit të shtëpisë së tij, atij i është afruar një makinë e zezë e drejtuar nga një i panjohur, i cili ka nxjerrë armën, ia ka drejtuar 43-vjeçarit dhe e ka qëlluar nga afër nga brenda makinës.

Atentatorët qëlluan tre herë ndaj shqiptarit dhe u larguan me shpejtësi.

Si pasojë e të shtënave, 43-vjeçari mbeti i plagosur në bel, me njërën nga plagët depërtuese.

Fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në spitalin e Rios për të marrë një kujdes më të specializuar mjekësor.

Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar. Ende nuk dihen motivet e tentativës për të vrarë 43-vjeçarin, ndërkohë që hetimi vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026