“S’ka rëndësi emri, por prova”, Koçi komenton deklaratën e Dumanit: E mbështesim
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku tha se Partia socialiste e mbështet fort SPAK-un dhe veprimtarinë e këtij institucioni.
Duke komentuar deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili gjatë takimit ditën e sotme me studentët në Shkodër tha se nuk ka rëndësi emri, i PS apo i PD, por prova dhe se një ditë çdo kush që ka bërë shkelje do përballet me drejtësinë, Koçi tha se e konsideron një deklaratë normale. Ai shtoi se me krijimin e SPAK, Shqipëra është në një stad të ri të republikës.
“Partia Socialiste e mbështet fort SPAK-un. Me SPAK-un republika jonë është në një stad tjetër, unë e kam konsideruar edhe një republikë të re. Sa i përket ndikimit, drejtuesi aktual i SPAK-ut ka thënë se nuk ndikohet politikisht, ndërsa zëdhëniet politike janë nga të gjitha krahët në varësi të çështjeve të caktuara. Ata që e sulmojnë më shumë SPAK janë Rithemelimi, e kryesisht Sali Berisha, i cili e quajti edhe organizatë kriminale”,-tha Petro Koçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit