“I vendosëm simbolikisht njerëzit brenda vaginës”-artistja për ekspozitën provokuese

26 Janar 2024 | 09:44

Alketa Sylaj, artiste e “Haveit” ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ekspozitës “Dita Natë, Nata Vjet”.

E pyetur se përse në këtë ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, i futën të gjithë njerëzit brenda një “vagine” artistja u shpreh se u pëlqen t’i surprizojnë njerëzit.

“Punën e mitrës e kanë propozuar njerëzit dhe ne na ka pëlqyer për shkak se edhe Salvador Dali, thotë se fëmijët kur hyjnë në jorgan, ose kanë dëshirë të hyjnë  në ta, kërkojnë “parajsën e humbur” domethënë vendin ku kanë qenë në barkun e nenës. Si ide na u duk e mirë që të sillnim atë ngrohtësi. Na ka pëlqyer si koncept, njerëzit që e kanë kapur janë ndier mirë dhe rehat, e na ka pëlqyer krahasimin me mitrën”.

Ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet ne trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024