Cili është pengu i kompozitorit Robert Radoja?
A ka njeri që nuk ka peng? Kompozitori Robert Radoja e nisi me këtë pyetje përgjigjen e tij ku rrëfeu se ka pasur ëndrra të cilat nuk arriti që ti bënte realitet.
Ai rrëfeu në “Profil” me Greta Topjanën në Euronews Albania se si çdo njeri ka pengjet e veta, e pengu i tij është se gjithçka në jetë i ka ardhur vonë, jo në kohën e duhur. E megjithëse disa ëndrra ndoshta i mbetën të pa realizuara, profesori u shpreh se muzika gjithnjë e ka ngushëlluar dhe i ka zbukuruar jetën.
“Më thuaj ka ndonjë njeri që s’ka peng? Atë që e ke ëndërruar dhe s’e ke arritur e ke peng. Kur nuk e arrin atë që do, depresionesh. Unë ndonjëherë kam kërkuar edhe ndonjë gjë që nuk mund ta bëja. Ëndrra është gjë e bukur, ndonjëherë mund të jetë brenda kufijve të mundësisë, mund të ndodhë që ëndrra të jetë brenda kufijve të mundësisë, por mund të jetë edhe jashtë kufijve të mundësisë. Kjo ngelet peng.
Çdo gjë te unë ka ardhur me vonesë. Kishte kaluar koha që mund të merrja iniciativa. Mosha, që të kuptohemi. Megjithatë jeta me muzikën është më e bukur se sa jeta bosh. Më ka ngushëlluar, më ka zbukuruar jetën dhe unë jam përpjekur t’ua zbukuroj e të tjerëve”,-tha profesor Radoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve