Kosova po armatoset nga Turqia! Eksperti zbardh marrëveshjen e mbrojtjes
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Evropa është duke u përgatitur për një luftë frontale me Rusinë.
Ai tregoi se marrëveshja e FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes me shtetin turk në fushën e armatimit është në vazhdën e planeve strategjike të FSK për të prodhuar armatim për nevojat e saj dhe të aleatëve nëse ky konfrontim ndodh.
“Marrëveshje me shtetin turk është në vazhdën e planeve strategjike të FSK duke qenë se Turqia është ndër të vetmet shtete që kanë kontribuar në mënyrë sistematike, veç SHBA në avancimin e armatimit ushtarak, në ofrimin e teknologjisë dhe trajnimeve në fushën akademike. Ministria e Mbrojtjes ka përcaktuar orientimin, ndër to është industria e mbrojtjes që Kosova duhet ta ketë në pronësinë e saj. Ky avancim për t’i kontribuar edhe aleancës nëse hyn në NATO, jep një mesazh të qartë që Kosova është pranuar nga NATO që mund të prodhojnë armatim për nevojat e saj dhe teknologjinë ta marrë nga partneri i saj që është Turqia. Kjo tregon se bota ka marrë trajektoren e saj, konfrontimi me Rusinë është i pashmangshëm”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh