“Mos i vrisni ujqërit, është ekologjisti më i madh”-ambientalisti Sazan Guri
Aktivisti Sazan Guri ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku tha se duhen marrë më shumë masa për mbrojtjen e mjedisit.
Ai tha se duhet të kemi kujdes edhe me kafshët që po zhduken në vendin tonë, e duhen krijuar ligje për mbrojtjen e tyre.
Guri tha mes të tjerave se ne nuk mund të zhdukim ujkun, i cili sipas tij është ekologjisti më i madh pasi ha vetëm kafshët e sëmura.
“Ujku është kafsha që dallon atë që nuk e dallon dot njeriu, mjekësia dhe laboratori më modern. Lopën me brucelozë shkon e skarcon direkt. Brenda 1 sekonde vret 12 lopët e sëmura. Duhen vendime për këtë.
Unë pata një rast, i ngula këmbë ujku ka ngrënë lopët e sëmura, se ujku është ekologjisti më i madh në botë. Më pas më thanë kishe të drejtë. Shkuan të bënin analizat dolën lopët me brucelozë”,-tha Sazan Guri.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve