“Thaçi pa avokat”, Mehmetaj: E turpshme për qeverinë dhe Kosovën

31 Janar 2024 | 11:53

“Është e turpshme për Kosovën dhe qeverinë”, kështu tha kryeredaktori i Albanian Post Lirim Mehmetaj, në një intervistë për Euronews Albania duke komentuar largimin e avokatit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili u largua për shkak të mos pagesës.

sipas tij është e turpshme që qeveria e Kosovës harxhon 80 milionë euro në vit për energjinë elektrike që harxhojnë serbët në veri, ndërsa nuk ka para kur bëhet fjalë për të siguruar mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Siç u njoftua dje zyrtarisht, një nga kompanitë e avokatisë, ajo më e rëndësishmja e cila ishte në mbrojtje të ish-presidentit HashimThaçi, ka vendosur të largohet për shkak të mos pagesës. Për sqarim një kompani tjetër të avokatisë e mbulon Ministria e Drejtësisë, kurse sipas kushtëzimeve që i cakton udhëzimi  administrativ i nxjerrë nga qeveria nuk mund  të shpenzohet më tej për një grup tjetër të avokatëve.

Prandaj është krijuar kjo situatë e cila është e turpshme për qeverinë, por edhe për ne si shoqëri, pasi është krejt e pashpjegueshme se si mund të kemi para për gjithçka tjetër por jo për të mbrojtur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për kujtesë ne paguajmë 80 milionë euro në vit për energjinë elektrike që harxhojnë serbët në veri, sepse ata shpenzojnë dhe nuk paguajnë. Këtu bëhet fjalë për 1.5 milionë euro”,-u shpreh Lirim Mehmetaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026