“Prisni të vini në pushtet të vazhdoni avazin”, Shella debat me Shehajn
Gerti Shella, drejtor i INFOCHIP debatoi me deputetin e PD, Agron Shehaj lidhur me raportin e Transparency International mbi indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 në Shqipëri.
Sipas Shehajt, nuk është e drejtë të thuhet që të gjithë në politikë janë hajdut apo e gjithë administrata është e korruptuar. Sipas tij, duhet pranuar që ka njerëz të ndershëm dhe ka hajdutë
“Kam kundër idesë që të gjithë në politikë janë të korruptuar, s’mund të themi që dikush që padrejtësisht i bëhet një kontroll është i korruptuar. Jetojmë në Shqipëri dhe të gjithë përshtaten, detyrohet të japë ryshfet dikush te mjeku se ka frikë se nuk do marrë shërbimin. Mendoj se ka njerëz të ndershëm dhe ka edhe hajdutë. Korrupsioni nëse nuk luftohet është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit”, tha Shehaj.
Sipas Shellës, politika nuk ka asnjë axhendë konkrete në luftën kundër korrupsionit.
“Të gjithë presin të vijnë në pushtet dhe korruptohen. Korrupsioni është përdorimi i pozicionit publik për përfitim provat, administrata rritet vazhdimisht, këtu premisa për ë bërë korrupsion vjen në rrije. Politika nuk ka axhendë të luftojë korrupsionin. Unë do të doja të dëgjoja doktrinën e një shteti të vogël. Politikanët mezi presin të vijnë në pushtet të marrin të tyret, i bindur të jeni po erdhe në pushtet mezi presin të zënë avazin e vjetër”, u shpreh Shella.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve