“Largohu dhe ik”, Flamur Noka përplaset me gazetarin: S’marr pushkën unë djalosh
Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur rreth situatës së Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit”.
Ndërsa diskutonin në studio ai pati edhe një debat me gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxhën, të cilit i tha të mos flasë pasi “ nuk të kam zgjedhur për këshilltar”. Kjo pasi gazetari i tha se nëse nuk e bëjnë dot ndryshimin në vend mbase duhet të largohen.
Noka iu kthye s’e nuk do ia lërë Ramës, ndërsa “përplasja” në studio vijoi me akuza të ndërsjella mes deputetit dhe gazetarit.
Pjesë nga debati në studio:
Flamur Noka: Kur të të marr këshilltar ty, do të dëgjoj, sa kohë je altoparlant i regjimit nuk të dëgjoj!
Ardit Hoxha:Të kërkoj ta tërheqësh mbrapsht, këtë s’ta lejoj!
Flamur Noka: Hesht dhe dëgjo!
Ardit Hoxha:Jo, unë të dëgjova mjaftueshëm, nuk më thatë asgjë. Kë dy vite që këto që ju thatë tani i kam dëgjuar në çdo konferencë nga ju e nga zoti Berisha. Krimi, droga..të gjitha i kam dëgjuar, i kam mësuar edhe përmendësh.
Flamur Noka: Po për zotin Rama ke dëgjuar? Po për demokracinë dëgjon gjëkundi ti djalosh?
Ardit Hoxha:Të gjitha i kam dëgjuar. Unë nuk dua leksione.
Flamur Noka: Demokraci të duket kjo ty? Ça do ti? Do pushkë?
Ardit Hoxha:Unë nuk dua leksioni, po se bëtë dot, largohuni! Ta bëjë dikush tjetër.
Flamur Noka: Ta lë ty? T’ia lë Edi Ramës?
Ardit Hoxha:Atë caktojeni ju. Se na bëtë edhe të pafytyrë! Unë të paktën nuk përqafohem pas seancave me përfaqësuesit e regjimit.
Flamur Noka: Thuaja tjetër kujt, jo mua. Këtë dhe mbyll gojën! Mbylle gojën se po të them unë!
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve