“SPAK-u është e vetmja shpresë”, Basha: Duan ta mbysin, por ne s’do i lejojmë

2 Shkurt 2024 | 18:42

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të premte i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë. Ndërsa mbante fjalën e tij, ai tha se SPAK-u është vetmja shpresë e Shqipërisë, ndaj edhe Partia Demokratike e mbështet pa kushte.

Ai tha se pavarësisht se po përpiqen ta mbysin këtë shpresë të shqiptarëve, nuk do ia dalin pasi SPAK ka mbështetjen e PD dhe në krah ka SHBA-në dhe BE-në.

“SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët.

Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026